-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kush janë autorët e masakrës së familjes Bogujevci?

Sasha Cvjetan, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq, dhe Miodrag Shollaja, shumica të dënuar me nga 20 vite burgim, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare janë pjesëtarët rezervë të Njësisë famëkeqe Shkorpionët, e që janë autor të masakrës së 14 civilëve, anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë.

Përkundër që këta kriminelë janë dënuar për masakrën e 28 marsit, e mbijetuara Saranda Bogujevci thotë se fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë liruar para se të përfundojnë dënimin e plotë.

“Bill Clinton dhe Medeline Albrigh, gënjyen se serbët kryen e masakra e vranë civilë në Kosovë”.

Kështu kishte deklaruar në vitin 2020, Ivica Daçiq, tash ministër i Jashtëm i Serbisë.

 

Daçiq njihet për tendencën për të mohuar krimet në Kosovë, megjithatë në vitin 2013 ishte përballur për së afërmi me mizoritë që kanë krye mbi civilët.

Në Qendrën Kulturore të Beogradit ishte hapur një ekspozitë që ishte realizuar në bashkëpunim me Saranda, Fatos dhe Jehona Bogujevcin, të mbijetuar të masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

Autorët e kësaj masakre që kishin kryer krime të tmerrshme paraprakisht edhe ndaj civilëve në Bosnje, janë pjesëtarët rezervë të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), nën emrin “Shkorpionët”.

Saranda Bogujevci të cilës i janë vrarë 16 anëtarë të familjes, dhe e cila i mbijetoi 16 plumbave thotë se disa nga të dënuarit për masakrën ku viktimë ishte edhe ajo janë liruar para vuajtjes së plotë të dënimit.

“Në krejt këtë tmerr që e kemi përjetuar e kemi pasur një fat ku pas luftës jemi dërgu në Angli për shërim dhe atje janë krijuar disa mundësi dhe kushte për të na ndihmura dhe përkrahur. Sa i përket rastit tonë edhe pse ka pasur dënime fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë liruar para lirimit të dënimit”, ka thënë Bogujevci.

Sa i përket kësaj masakre sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në Serbi janë zhvilluar dy procese.

“Sasha Cvjetan, ndaj të cili gjykimi fillimisht ka filluar në Prokuple më pas është transferuar në Beograd, pra aktakuza e parë për këtë rast dhe i njëjti është dënuar me 20 vite burgim”, ka thënë Alija.

Edhe pse nuk ishte penduar kurrë për krimet e kryera, por kishte mohuar fajin, Sasha Cvjetan më 22 Mars të vitit 2018 u lirua pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

Pas këtij krimineli para drejtësisë dolën edhe katër pjesëtar tjerë të njësisë famëkeqe “Shkorpionët”.

“Aktakuza e dytë është kundër katër personave, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq dhe Dragan Borojeviq, dhe Miodraga Shollaja, të cilët po ashtu janë shpallur fajtorë dhe shumica prej tyre janë dënuar me 20 vite burgim.”, ka vijuar ai.

Alija tregon se nga gjykatat në Serbi për krimet e luftës në Kosovë janë dënuar vetëm 15 serbë.

Sa i përket masakrës së 28 marsit në Podujevë, Dejan Demiroviq, ishte arratisur në Kanada, ndërkaq në vitin 2001 u ekstradua Serbisë e katër vjet më vonë edhe u bë dëshmitar bashkëpunues në procesin në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img