3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Tomë Gashi thumbon avokatin e PDK-së: Shumë mirë do të ishte që ta dërgonin në Kushtetuese dhe ligjin për Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese këtë javë, kishte mbështetjen edhe të ambasadave të huaja.

Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në ligjin për Këshillin Prokurorial, të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kjo ka ngjallur reagime nga ana e opozitës të cilët kërkojnë dorëheqjen e Haxhiut.

“Kishte përkrahjen e ambasadës amerikane dhe agjencive tjera të cilat avancojnë, e jo ndikojnë, ligjet”, tha Gashi.

Teksa juristi Faton Fetahu tha se përfaqësoi PDK-në në këtë proces, parti e cila inicioi procesin në Kushtetuese. Gashi i reagoi duke thënë se e njëjta është dashur të ndodhte edhe me ligjin për Gjykatën Speciale.

“Po e them këtu, shumë mirë do të ishte që ta dërgonin në Kushtetuese dhe ligjin për Gjykatën Speciale”, shtoi Gashi. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img