Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat. Thaçi ka takuar Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut.
Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. HTH