1.9 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti malazez: Neglizhenca e BE-së i dha hapësirë Rusisë për të ndërhyrë në Ballkanin Perëndimor

Presidenti properëndimor i Malit të Zi kritikoi Bashkimin Evropian për gjoja lejimin e Rusisë për të përhapur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke thënë të martën se rajoni i paqëndrueshëm është kthyer në një “platformë” për politikat anti-BE për shkak të “neglizhencës” së bllokut.

Presidenti Milo Gjukanoviq ka thënë se Rusia e ka pasur hapësirën të gatshme për të ndërhyrë.

“Rusia thjesht ka hyrë në një hapësirë të hapur të lënë nga Bashkimi Evropian”, tha Gjukanoviq për pozicionin e BE-së ndaj Ballkanit.

“Bashkimi Evropian në 10 vjetët e fundit nuk dinte çfarë të bënte me Ballkanin Perëndimor, por Rusia e dinte. Ajo ka zhvilluar rrjetin e saj në Ballkan”, shtoi ai, raportoi AP.

Në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet presidenciale më 11 qershor ku kundërkandidati i Gjukanoviqit, sipas analistëve, ka shanse të mira për të fituar.

Gjukanoviqi ka thënë se gara presidenciale paraqet një mundësi mes politikave të tij pro-evropiane dhe “populizmit brutal” të koalicionit aktual qeveritar, që është i dominuar nga partitë që favorizojnë lidhje të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img