1.9 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kanosi me jetë bashkëshorten, i konfiskohet arma me 39 fishekë

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka pranuar një ankesë nga një grua për burrin e saj, i cili po e kanoste me jetë.

E njëjta e njoftoi policinë se bashkëshorti i saj posedonte armë.

“Me datë 27 Mars 2023, rreth orës 19:00 pasi qe policia ka marr nje ankes nëper mes telefonit nga një ankuese femer nga fshati Lukinj, KK Prizren, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje dhe ka kontaktuar ankuesen, ajo ankohej se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe e njëjta ka informuar se i dyshimti, burri i saj , posedon edhe një armë zjarri”, njofton Policia, përcjell Reporteri.net.

Pas kontrolleve të kryera në shtëpinë e saj në fshatin Lukinj, policia ka gjetur pistoletën me 39 fishekë dhe e ka sekuestruar ndërsa ndaj të dyashuarit  kanë filluar hetimet për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

“Policia pas që janë konsultuar me prokurorin, në prezencen e ankueses në shtëpin e saj kanë gjet një armë zjarri pistolet zastava.

Arma e bashke me 39 (tridhjet e nëntë) fishkë është sekustruar dhe kundër të dyshurit kanë filluar hetimet për veprën penale “ Kanosje “ dhe “ Mbajje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim.

Rasti është ende duke u hetuar nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren./Reporteri.net/

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img