11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në përvjetorin e 24-të të masakrës së Izbicës, për të kujtuar dhe nderuar 147 martirët të cilët u vranë brutalisht nga regjimi serb.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi ka folur edhe për procesin gjyqësor i cili pritet të filloj për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Si për ironi, sot, si popull e si komb, si qytetarë, po ballafaqohemi me një fakt i cili është sa absurd aq edhe joracional. Me faktin që pikërisht ata të cilët u ngritën kundër atij pushteti brutal dhe gjenocidal, ata që u ngritën në luftë për çlirim, ushtarët e lirisë, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, sot po mbahen në bankën e të akuzuarvfe në hagë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se është fakt i pamohueshëm që e dijmë të gjithë, se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, mbrojtëse dhe luftë e secilit qytetar të Kosovës.

“Prandaj, jemi të bindur që ky proces i cili do të fillojë së shpejti, do të përfundojë me vulosjen e pafajësisë dhe drejtësisë për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Me këtë rast, nga Izbica, Kryetari i PDK-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Drejtësi i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë, i organizuar iniciativa “Liria ka emër”.

“Si popull e si komb, na takon që të jemi solidar, që të jemi mbështetës ndaj tyre dhe që të jemi me ta e ta shprehim këtë mbështetje me ta. Kjo është arsyja që edhe ne si PDK, kemi mbështetur dhe do të mbështesim fuqishëm organizimin e marshit të solidaritetit, të titulluar “Marshojmë për Drejtësi”, që do të mbahet me 2 prill në Prishtinë. Me këtë rast, ju ftoj të gjithëve anemban Kosovvës, pa dallime, që të na ba bashkohen dhe të bëhen pjesë e këtij marshi me karakter solidariteti. E që është në mbrojtje e mbështetje të drejtës tonë. Të vërtetës tonë. Të lirisë tonë. Dhe jo vetëm e atyre që dhanë më së shumti dhe që po e zhvillojnë betejën e fundit për lirinë dhe për lavdinë e luftës së UÇK-së”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img