13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare

Në Gjykatën Komerciale- Deparamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca, në rastin ku “Nike Innovate” ka paditur biznesin individual NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare, pasi ka importuar 1 mijë e 400 çanta me shenjën e “Nike”.

Në fillim të seancës, gjykatësi Hasan Kryeziu ka bërë të ditur se i padituri nuk është i pranishëm në këtë seancë dhe se edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë, ishte prezente përfaqësuesja e paditësit “Nike”, avokatja Kujtesa Nezaj-Shehu, e cila ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë pretendimeve të paraqitura në padi.

Ajo shtoi se paditësi i ka të mbrojtura markat e tij tregtare, pra fjalën “Nike”, shenjën e “tikut” si dhe markën “Air Jordan” figurative pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), që nënkupton se paditësi mund t’i realizojë të drejtat e tij në përputhje më Ligjin për Markat Tregtare (LMT).

E njëjta po ashtu i ka kërkuar gjykatës që pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit kryesor, të nxerrë aktgjykim me të cilin do ta aprovonte padinë.

Meqenëse avokatja Nezaj-Shehu nuk kishte prova të reja për të dorëzuar apo deklarime tjera, gjykatësi Kryeziu konstatoi se seanca e sotme përfundoi.

Seanca e radhës është caktuar më 15 prill 2023.

Ndryshe, sipas padisë së 19 gushtit 2021, paditësi “Nike Innovate” ka paditur NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare. Paditësi është një korporatë shumëkombëshe amerikane që angazhohet në projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe marketingun në mbarë botën, shitjen e këpucëve, veshjeve, pajisjeve, aksesorëve dhe shërbimeve.

Në padi theksohet se paditësi ka markën tregtare “Nike” të regjistruar në mbarë botën përfshirë edhe markat që janë të vlefshme në Kosovë.

Në anën tjetër, thuhet se i padituri është biznes individual i regjistruar në Kosovë me emrin Dren Radoniqi B.I dhe emrin tregtar NT “NBB”, i cili më 2 gusht 2021 është ndaluar nga Dogana, duke importuar 1 mijë e 400 çanta shpine, të cilat mbajnë markat e regjistruara të paditësit.

Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon nga gjykata që të vërtetohet se përmes importit të 1 mijë e 400 çantave, i padituri i ka shkelur markat tregtare të paditësit, përkatësisht markën fjalë “Nike”, markën figurative dhe markën “Air Jordan”, të vlefshme në territorin e Kosovës.

Po ashtu, ka kërkuar nga gjykata që të obligohet i padituri që me shpenzimet e tij të shaktërrojë çantat e lartcekura, në afat prej shtatë ditësh nga marrja e aktgjykimit, me kërcënim të përmbushjes së detyrueshme.

Tutje, thuhet se në rast të mospërbushjes së obligimit, obligohet i padituri që t’ia rimbursojë paditësit të gjitha shpenzimet e shkaktuara për organizimin e shkatërrimit të mallit.

Në padi, paditësi kërkon gjithashtu që të obligohet i padituri që të mbulojë të gjitha shpenzimet e magazinimit sipas faturës së 1 mijë e 400 çantave, pavarësisht shumës së tyre.

Gjithashtu përmes padisë, paditësi kërkon që t’i ndalohet të paditurit çfarëdo importimi, ruajtje, ofrim për shitje, shitje apo shpërndarje tjetër të mallit, që pa ndonjë autorizim mbajnë elemente identike apo të ngjashme me markat tregtare të regjistruara të paditësit, e po ashtu t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img