0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

1881 aplikacione janë pranuar nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa edhe 58 të tjerë janë në shqyrtim. Prej tyre janë 1402 gra dhe 71 burra. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni qeveritar, Leonora Selmani.

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ajo tha se mandati i tyre është zgjatur edhe për tri vite.

“Deri sot nga 1939 aplikacione, janë trajtuar 1881 dhe 58 janë në shqyrtim. Në vitin 2023 janë 68 aplikime, pra në vetëm 3 muajt e parë. Të aprovuara deri më tani janë afër 1473 raste. 3 panele intervistuese po bëhen brenda një muaji. Shumë raste vendosen edhe pa qenë prezentë në intervistë, në bazë të dokumenteve. Këtu është keqkuptuar sepse është menduar se duhet të ketë shumë dokumente, dhe kjo nuk është e vërtetë ajo çka na duhet neve është vetëm tregimi, vetëm storia. Në qoftë se e kemi refuzuar herën e parë, ajo mund të ketë diçka më shumë kur të vijë herën e dytë. Përveç anëtarëve që e hapin dosjen, askush tjetër nuk e hap. Nuk ka emër dosja, vetëm kod, në mënyrë që t’i ruhet konfidencialiteti”, tha ajo

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi pyeti se sa raste janë të aprovuara në bazë të gjinisë, teksa Selmani tha se janë 1402 gra dhe 71 burra.

Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, pyeti për konfidencialitetin kur gruaja shkon në bankë për t’i marrë paratë, ndërsa aty përshkruhet edhe arsyeja se nga vjen ajo shumë.

Selmani iu përgjigj duke thënë se ajo njihet vetëm si viktimë civile, e që raste të tilla ka shumë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img