-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Vetura mu vodh për 3 minuta, rastin ma mbyllën”, flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel

Ramadan Makolli ka rrëfyer ngjarjen se si i ishte vjedhur për tre minuta vetura e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Kjo veturë dyshohet se u përdorë nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu flaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar.

Pronari i veturës, Ramadan Makolli tha se rastin atëkohë e kishte raportuar në polici e në prokurori në Lezhë, por se vetura kishte “shëtitur” lirshëm 3 vjet, derisa dje u gjetë e djegur. Madje sipas tij, policia atje edhe e kanë mbyllur rastin.

Atij i është konfirmuar dje nga policia se vetura e djegur ishte e njëjta që e kishte raportuar të vjedhur në vitin 2020.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjetë përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informu policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultu, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjete e kam me datë se e kam lajmëru policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën”, tha ai.

Ai shton se atëkohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, teksa ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.

“Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai.

Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.

“Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem”, u shpreh ai.

Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.

“Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi”, tha ai.

Ai foli edhe për mënyrën se si është ndjerë kur e ka pa veturën e tij në gjendje të djegur.

“Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.

I pyetur nëse shteti shqiptar ka kërkuar që Makolli të intervistohet pas sulmit që ndodhi në Top Channel, ai u shpreh “Ata kanë kërku, por derisa të stabilizohet”.

“Mos me ndodh ky rast kurrë se kishin gjetë, 3 vjet kerri ka shëtitë lirshëm, plus e kanë mbyll rastin”, përfundoi ai.

Policia e Shqpërisë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img