2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konfliktet për prona i bëjnë ‘pikë e pesë’ babë e bir në Kamenicë: Djali ia djeg veturën në oborr

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë e presion nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë dhe jo fort i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Kamenicë, ku një 26-vjeçar është kapur me babain e tij për shkak të disa mosmarrëveshjeve për prona.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për F.D., i cili po dyshohet se përveç konfliktit verbal që ka pasur me viktimën, ia ka djegur atij edhe veturën. Sinjali mëson se në oborrin e shtëpisë së tyre, i dyshuari dje ia ka vënë benzinën veturës dhe e ka djegur.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, me ç’rast njësitet përkatëse bashkë me Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në stacion për intervistim, ndërkohë që është kuptuar se motiv i rastit dyshohet të jenë zënkat lidhur me pronat e tyre të përbashkëta.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Zjarrvënie”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img