-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të hënën, çka ka ndikuar në paralizim të shumë sektorëve tjerë.

Mijëra punëtorë të aeroporteve, hekurudhave dhe linjave të autobusëve e metrove, kanë mbajtur grevën në kërkim të një page më të mirë.

Në Aeroportin e Frankfurtit, më të madhin në Gjermani, të hënën nuk është ofruar asnjë shërbim për pasagjerë dhe trafiku ajror pothuajse është ndalur plotësisht.

Pavarësisht se greva ka përfunduar në mesnatë, pasagjerët ende po përballen me vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve tjera me trena në distancë të gjatë, ka thënë një zëdhënës për kompaninë kombëtare të hekurudhave Deutsche Bahn.

Greva 24-orëshe është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Gjermani: Verdi dhe EVG.

Ato kanë kërkuar paga më të mëdha për punëtorët, në mënyrë që të përballen më lehtë me nivelin e lartë të inflacionit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img