-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Palestra u vërshua nga uji pasi ra shi, shtyhet ndeshja e basketbollit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në basketbollin kosovar.

Ndeshja mes Istogut dhe Borës, e paraparë të zhvillohej mbrëmë, është shtyrë.

Kjo për shkak se palestra e sportit në Istog ishte mbushur me ujë shkaku i rënies së shiut, prandaj edhe nuk kishte kushte për zhvillimin e saj.

Kjo palestër ka vazhdimisht probleme kur ka të reshura, ndërsa deri tash nuk është bërë asgjë për renovimin e saj.

Ndërkohë, Federata e Basketbollit ka bërë të ditur se kjo ndeshje finale e “play-offit” të Ligës së Parë do të luhet sonte në Klinë.

Skuadra që i fiton dy ndeshje do ta sigurojë kualifikimin në Superligën e basketbollit.

Megjithatë, gjendja e disa palestrave sportive në Kosovë, të cilat mbushen me ujë kur të bie shi ose borë, mbetet mjaft shqetësuese./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img