-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania i dërgon Ukrainës “Leopardët”

Ngarkesa e parë e tankeve “Leopard 2” nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, tha ministria gjermane e Mbrojtjes.

18 tanke luftarake u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “bënin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës.

Sipas raporteve nga Ukraina, kanë mbërritur edhe tanket “Challenger” 2 nga Britania e Madhe.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, raporton BBC.

Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2s, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 2000 “Leopard 2”, të konsideruar gjerësisht si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.

Gjermania ra dakord t’i furnizonte Ukrainës me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend, transmeton PrishtinaPress.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img