-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak takohet me raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, flasin për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dje në Bratisllavë ka zhvilluar takim me eurodeputetin sllovak dhe raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Ata u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img