Samsung kohët e fundit konfirmoi se nuk do të debutojë telefonin tek MWC 2017 por do të konfirmojë datën e debutimit të Galaxy S8-ës tek ky event.
Ndërkohë që nuk do ta dimë deri sa të debutojë se sa do të kushtojë pajisja, ngjyrat dhe çmimet e supozuara janë rrjedhur nga databaza e një shitësi në Ukrainë.
Galaxy S8 (SM-G950) dhe Galaxy S8 Plus (SM-G955) të dy janë të listuar në databazën e shitësit në ngjyrë të zezë, ari, dhe gri.
Çmimet janë në valutën ukrainase por të konvertuara në dollarë janë afërsisht 950 dollarë dhe 1050 dollarë për Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus respektivisht, shkruan Pcworld.al.
Nëse kjo është për tu besuar, duket se fjalët se Samsung do të rrisë çmimet e flagshipit të ardhshëm të tyre ishin të vërteta. Mund të kushtojë të paktën 100 dollarë më shumë se Galaxy S7.
Çmimet do të ndryshojnë në tregje të ndryshme, por do të mbesin më të larta se ato të paraardhësve të tyre.
Raporti sugjeron se Samsung do të debutojë Galaxy S8 me 29 Mars në një eveniment special në New York. Kjo nuk është konfirmuar ende, por do të mësojmë më shumë në javët në vazhdim.