4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë duhet të dini për hulumtimet e reja mbi kafen dhe rreziqet eventuale që mund t’i sjellë zemrës

Dashamirët e kafesë dhe mjekët e tyre kanë pyetur prej kohësh nëse pirja e kafesë mund të lidhet me problemet e zemrës.

Kafeja është një nga pijet më të zakonshme në botë. Në SHBA, dy të tretat e amerikanëve pinë kafe çdo ditë, më shumë se ujin, sipas Shoqatës Kombëtare të Kafes.

Mes tjerash, kafeja përmban kafeinë, një stimulues, i cili konsiderohet gjerësisht si i sigurt për të rriturit e shëndetshëm me rreth 400 miligramë në ditë të konsumit.

Kafeja është shoqëruar me përfitime të shumta shëndetësore dhe madje një rrezik më të ulët të vdekjes, bazuar në studime të mëdha që vëzhguan sjelljen e pjesëmarrësve.

Pavarësisht hulumtimeve që kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë nuk rrit rrezikun e problemeve të ritmit të zemrës, disa shoqëri profesionale mjekësore ende paralajmërojnë kundër konsumimit të kafeinës.

Hulumtimet më të fundit:

Eksperimenti

Studiuesit rekrutuan 100 vullnetarë të shëndetshëm dhe përmes pajisjeve që monitoronin vazhdimisht funksionin e zemrës së tyre, hapat e përditshëm, modelet e gjumit dhe sheqerin në gjak, filluan studimin.

Vullnetarëve, të cilët ishin kryesisht më të rinj se 40 vjeç, iu dërguan mesazhe me tekst çdo ditë gjatë dy javësh duke i udhëzuar ata të pinin ose të shmangnin kafenë në ditë të caktuara. Rezultatet u raportuan në New England Journal of Medicine, transmeton Gazeta Shneta.

Gjetjet

Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë me kafeinë nuk rezultoi në episode të përditshme të rrahjeve shtesë të zemrës, të njohura si kontraktimet e parakohshme atriale.

Këto rrahje shtesë që fillojnë në dhomat e sipërme të zemrës janë të zakonshme dhe nuk shkaktojnë probleme. Por këto shenja në anën tjetër kanë treguar se parashikojnë një gjendje potencialisht të rrezikshme të zemrës të quajtur fibrilacion atrial.

Studiuesit gjetën gjithashtu prova të lehta të një lloji tjetër të rrahjeve të parregullta të zemrës që vijnë nga dhomat e poshtme të zemrës, të quajtura kontraktime të parakohshme ventrikulare. Rrahje të tilla janë gjithashtu të zakonshme dhe jo serioze, por ato janë shoqëruar me një rrezik më të lartë të dështimit të zemrës.

Ndër te tjera, studiuesit gjetën më shumë nga këto rrahje të hershme tek njerëzit në ditët që pinin kafe, dy ose më shumë filxhanë në ditë.

Një rezultat interesant: njerëzit me variante gjenetike që i bëjnë ata të shpërbëjnë kafeinën më shpejt, përjetuan më pak deficit gjumi, ndërsa njerëzit me variante gjenetike që i çojnë ata të metabolizojnë kafeinën më ngadalë humbën më shumë kohë të gjumit. /Gazeta Shneta/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img