-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet personi i dytë në Mitrovicë pas konfiskimit të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe një person tjetër lidhur me rastin e 24 marsit pas konfiskimit të një sasie të substancës narkotike, marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.). I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Si prova materiale, të dyshuarit i është sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img