Gazeta Nacionale ka pranuar një fotografi nga një lexues i saj, në të cilën shihen policë të Kosovës, të cilët e kanë bllokuar pjesën që njihet si “Te Pishat” në Prishtinë, por që rruga mban emrin “Qamil Hoxha”.
Sipas lexuesit në fjalë, dyshohet se në këtë pjesë të Prishtinës që është afër sheshit kryesor, ka ndodhur një plagosje.
Sipas dëshmitarëve aty janë dëgjuar të shtëna me armë.
Gazeta Nacionale i ka shkruar Policisë së Kosovës për të konfirmuar lajmin, por deri tani të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.