3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Ishte dimri më i nxehtë i shënuar”, Pacolli bën një postim për ndryshimet klimatike

Behgjet Pacolli, Lideri i AKR’së dhe biznesmeni i njohur kosovar ka bërë një postim rreth ndryshimeve klimatike në llogarinë e tij në Tëitter. Kjo temë nuk është aq popullore në Kosovë, për shkak se vendi nuk është se ka ndonjë industri të zhvilluar për të pasur ndonjë impakt në rrafsh global. Por, Kosova ende nuk e ka të zgjhidhur cështjen e furnizimit me ujë, duke bërë që mungesat me furnizim të riciklohen sa herë që ka më pak të reshura.

“Ky është dimri më i nxehtë i shënuar. Por, ndryshimet klimatike ende spo merren me seriozitet të mjaftueshëm. Duhet të veprojmë për ruajtur rezervat ujore për të ardhmen derisa ato tashmë janë duke u afektuar nga temperaturat në ngritje. Ta bëjmë ndryshimin para se të bëhet vonë” ka shkruar

Ndryshimet klimatike i referohen ndryshimeve afatgjata të temperaturave dhe modeleve të motit. Këto ndërrime mund të jenë të natyrshme, dhe nëpërmjet ndryshimeve në ciklin diellor. Por që nga vitet 1800, aktivitetet njerëzore kanë qenë shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img