sh-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë në Kosovë për të shënuar 9 vjetorin e pavarësisë.
Kjo është hera e katërt që ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit nuk do festojë pavarësinë për shkak të vendimeve dhe kërkesave të rokurorive e gjykatave ndërkombëtare.
Haradinaj në ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të 2008-ës nuk kishte qenë në Kosovë për shkak se ishte duke u gjykuar në Hagë për krime të lufte.
Ai ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës dy muaj më vonë, në prill të 2008-ës.
Megjithatë, më vonë Gjykata e Hagës kishte vendosur që ta kthejë në rigjykim rastin e Haradinajt.
Rigjykimi ia mohoi Haradinajt për dy vjet rresht praninë në Kosovë gjatë përvjetorëve të pavarësisë.
Ai qëndroi në Hagë në vitet 2011 dhe 2012 duke rifituar përsëri lirinë dhe duke u kthyer në Kosovë në nëntor të 2012-ës.
Për 4 vjet me radhë Haradinaj festoi përvjetorët në liri, derisa policia franceze e arrestoi më 4 janar në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia.
Në përvjetorin e nëntë të shpalljes së pavarësisë, Haradinaj e ka të ndaluar ta lëshojë Francën dhe po qëndron atje, derisa ky shtet të vendosë rreth kërkesës për ekstradim të Serbisë.
Gjykata franceze vendimin për Haradinajn pritet ta marrë më 2 mars.
Sot në urimin e tij për 9 vjetët e shtetësisë koosvare, Kryeministri Isa Mustafa në veçanti ia uroi Haradinajt këtë ditë.
Nga 9 vjet shtet, ish-kryeministri dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj i ka përjetuar në vendlindjen e tij vetëm 5./Kallxo.com