0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet fotografia e Pal Kolës, rojes së Top Chanel që u vra mbrëmë në Tiranë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar fotografinë e rojës që u vra në mesnatën e kaluar tek Top Chanel. 

Pal Kola, babai i tre fëmijëve është viktima e vrasjes makabre që u krye pas mesnate.

“Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…
I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare….
Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”..
Por jo kaq i holle dreqi ta haje…
Kur degjoj
presidentin,
kryeministrin,
kryetaren e kuvendit,
ministrin e brendshem,
deputetet e mazhorances,
te cilet ne vend te kapin dhe ndeshkojne vrasesit, ”denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari krejtesisht te pafajshem, te varfer dhe te keqpaguar, me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.” shkruan Hoxha në Facebook./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img