0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Ish-futbollisti anglez dërgohet me urgjencë në spital, dyshohet për sulm në zemër

Ish-reprezentuesi anglez Carlton Palmer është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Ish-futbollisti, i cili luajti për Southampton, Nottingham Forest dhe Leeds United në karrierën e tij të shquar, supozohej se po udhëtonte për në Portugali përpara se të kishte një atak kardiak dhe ai u dërgua me urgjencë në spital për t’u trajtuar.

57-vjeçari ishte duke marrë pjesë në gjysmëmaratonën e Sheffield të dielën, kur ndjeu dhimbje në zemër. Palmer arriti të përfundojë pjesën tjetër të vrapimit së bashku me gruan e tij, Lucy Kirkby-Palmer, përpara se të shkonte në spital.

Palmer iu nënshtrua testeve në spital dhe u mbajt nën vëzhgim përpara se të detyrohej të kalonte natën aty. Ish-mesfushori i Ligës Premier vendosi të mbajë të informuar fansat e tij përmes një postimi Twitter në orët e para të mëngjesit të së hënës.

“Thjesht për t’i bërë të ditur të gjithëve se jam mirë, duke qëndruar në spital për disa teste, zemra sërish (më shqetësoi) në kilometrin e parë (të vrapimit), por unë arrita të përfundoj garën” shkroi ai në rrjetin social. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img