4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti austriak: Dialogu është i vështirë, por pa marrëveshje Kosova e Serbia s’kanë të ardhme në BE

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai vlerësoi përparësinë që ka ky dialog për Kosovën dhe Serbinë, si dhe faktin që dy vendet janë të ndërgjegjshme se pa marrëveshje nuk mund të jenë pjesë e BE.

“Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet negociatat në Ohër dhe si ta quaj tani, nën drejtimin e zotit Borrell ose me pjesëmarrjen e tij, mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e… le mos ta quajmë pajtim, por në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshjeje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit nga presidentët”.

“Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt, unë e kam parë nga afër sepse e kemi presidentin Vuçiq dhe presidentin e atëhershëm të Kosovës në Alpah në Austri që kanë bërë biseda të dy së bashku. Që atëherë ka qenë goxha përparësi që u fol direkt njëri me tjetrin edhe pse nuk pati rezultate konkrete, por palët biseduan së bashku nga afër. Dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Van der Bellen./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img