3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

“Na u premtua njohja e Greqisë për të na e shitur marrëveshjen me Serbinë”, reagon Molliqaj pas deklarimit të presidentes greke

Pas deklarimit të presidentes greke Katerina Sakellaropoulo se Gerqia nuk ndërron qëndrim në raport me Kosovën, Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka kërkuar llogari nga Qeveria e Kosovës.

Kjo në dritën e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila supozohej të çelte rrugën për ndryshimin e qëndrimeve të pesë shteteve mosnjohje brenda Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

“Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen”, shkroi Molliqaj derisa shtroi pyetjen se çka në fakt po përfiton Kosova nga kjo marrëveshje.

“Nuk e njohim Kosovën por jemi pragmatistë”, thotë Presidentja e Greqisë

“Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje? Veç obligime. Asgjë tjetër”, shkroi ai.

“Autonomi e dyfishtë, me vetëqeverisje për serbët e eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe”, përfundoi Dardan Molliqaj.

Lexo po ashtu: Presidentja e Greqisë: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë – Prishtina (prishtinapress.net)

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img