-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Asociacioni i vjen Serbisë me një çmim të madh, rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së Kosovës”

Çmimi që Serbia do të paguajë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe do të jetë rrumbullakësimi i plotë i shtetësisë së Kosovës, ka thënë Kryetari i Forumit Kombëtar të Serbisë, Momçilo Trajkoviç.

Me pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, Serbia njeh “edhe de facto dhe de jure” pavarësinë e Kosovës, beson kryetari i këtij forumi serb.

Sa i përket përfitimit të Serbisë nga ky plan, ai përgjigjet negativisht “përveç një gjëje”.

“Është ajo se më në fund serbët dëgjuan të vërtetën. Vetëm po qe se deshën ta kuptonin, pavarësisht faktit se u komunikua nga Vuçiq. Kosova me ngadalë po shkon drejt shtetësisë së pavarur. Nëse e nënshkruajnë e kur e nënshkruajn, nëse Kosova shken drejt OKB-së dhe institucione të tjera ndërkombëtare, Serbia dhe pala serbe zakonisht nuk vendosin për këto gjëra”, ka thënë ai për Radio KiM, përcjell Insajderi.

Kjo çfarë është arritur, sipas Trajkoviç, është ajo “çfarë është imponuar” nga komuniteti ndërkombëtarë te palët. “Nuk është marrëveshje e ndërsjellë”, beson ai. Mes tjerash ai beson se Kurti do të detyrohet të pranojë themelimi ne Asociacionit të Komunave [të banuara me shumicë] Serbe.

“Përmes Asociaiconi, serbët do të marrin autonomi, do të kërkojnë diçka, nuk do vendosë shumica shqiptare përmes mbikëqyrjes së komunitetin ndërkombëtar. Por, duhet ta themi qart se çmimi për këtë do të jetë shteti i pavarur i Kosovës”, thotë ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img