-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohen në trafik dhe i rrahin dy persona, tre vëllezër nga Peja përfundojnë në Polici

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Edhe aksidentet që shkaktohen jo rrallëherë bëhen mollë sherri, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur të dielën në fshatin Nabërgjan të Pejës dhe këtë herë në rrahje janë përfshirë pesë persona, që dyshohet se u kapën pasi u përfshinë në një aksident trafiku.

Zënka verbale që patën palët eskaloi deri në përdorimin e dhunës, ashtu që tre prej tyre, familjarë mes vete sulmuan dy persona të tjerë, të cilët për pasojë mbetën të lënduar, për çka u dërguan për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër, të dyshuarit fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes, por më pas u kapën nga Policia dhe u shoqëruan në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe i dyshuari kryesor të dërgohet në mbajtje për 48 orë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img