-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias dënon sulmin në Top Channel

Një reagim tjetër mbi sulmin e ndodhur drejt Top Chanel ka ardhur nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias.

Në Twitter ata u shprehen të shokuar për humbjen e jetës së rojës së sigurisë.

“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

60 vjeçari P.K, ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img