2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrahet dhe kërcënohet 38-vjeçari në parkingun e një lokali në Prishtinë, shkak borxhi

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme në vendin tonë, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje.

Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në parkingun e lokalit ‘Shade’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 38-vjeçar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të mëhershëm, për të cilin viktima dhe i dyshuari nuk ishin marrë vesh, për çka ky i fundit dyshohet se vendosi t’i qërojë hesapet.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në mbrëmje, kur i dyshuari K.K., ka goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Përveç dhunës, ai dyshohet se edhe e ka kërcënuar të riun.

Sipas informacioneve të para, posa rasti është denoncuar, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img