-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës vazhdon me aksione ndaj transportuesve ilegalë të udhëtarëve

Drejtoria e Inspekcionit të Prishtinës, ka njoftuar se ka vazhduar me aksione ndaj transportuesve ilegalë të udhëtarëve në kryeqytet.

Sipas njoftimit, ky aksion po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë që po krijohet dhe t’i detyrojnë që të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje transmeton Prishtinapress.net.

“Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

“Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve”.

“Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kryeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje!”.

Lajmet e Fundit nga Kryeqyteti – Prishtina (prishtinapress.net)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img