0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga sulmi ndaj Top Channel, makina u vodh në Shkodër, pistat që po heton policia

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola. 60 vjeçari po ngrohej brenda kabinës në momentin kur e ka kapur breshëria e plumbave.

Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Mesohet se kanë qenë tre persona në makinë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.

Gazetarja raporton se një nga pistat kryesore që po heton policia është ajo e goditjes për shkak të fjalës së lirë.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që ngjarja është shkaktuar si pasojë e një konflikti të mundshëm për shkak të pronësisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img