0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë zjarri te TopChannel, vritet roja

Policia shqiptare ka bërë të ditur se një person është vrarë me armë zjarri në Tiranë.

Viktima është një rojë sigurie e objektit të TopChannel.

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve)”, ka thënë Policia.

Po ashtu thuhet se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë thuhet se kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img