-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi i shkruan Veselit: Drejtori i ri i Doganave dhe britanikët janë të jashtëligjshëm (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre që i ka dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë të ditur se caktimi i kompanisë britanike për të zgjedhur persona të caktuar në pozita të larta është e jashtëligjshme, sepse bie ndesh me ligjin aktual.

Rrjedhimisht, zgjedhja e Drejtorit të Doganave nuk ka vlefshmëri ligjore, pasi është bazuar në një dokument antiligjorë.

RTK ka siguruar një letër përmes të cilës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i’a ka drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka sqaruar se kompania britanike, e caktuar për të ndihmuar institucionet e Kosoves ne rekrutimin e udheheqesve në pozita te larta drejtuese, është e jashtëligjshme për shkak se vendimi per te zgjedhur nje kompanit te tille nuk është shoqëruar me ndryshime ligjore.

Saktësisht, veprimet e kompanisë britanike bien ndesh me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Por, vërerjet dhe këshillat e presidentit nuk jane marre parasyh nga kryeministri dhe ministri I financave me rastin e përzgjedhjes se Dretjorit te Doganave.

Me 7 shkurt presidenti I Kosovës Hashim Thaci i dërgoi leter kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli ku shprehe shqetësimet per funksionimin e memorandumit të nënshkruar muaj më parë nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Ambasadori Britanik, Ruairi O’Conell.

Në letrën e siguruar nga RTK thuhet se memorandumi i bashkëpunimit pa përfshirjen e qëllimit të tij ne legjislacionin përkatës e bëjnë memorandumin që mos të jetë në pajtim me legjislacionin ne fuqi.

Vetëm një ditë më vonë, me 8 shkurt, duke u thirrur ne këtë memorandum, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri I Financave Avdulla Hoti emëruan drejtorin e Doganave të Kosovës.

Në letrën e siguruar nga RTK, presidenti Thaci konsideron që pavarësisht qëllimit të mire te ketij memorandumi, I njejti nuk eshte percjelle me ndryshimet e nevojshme ligjore qe sipas tij eshte dashur te pasojne pas nwnshkrimit te tij.

“I nderuar Kryetar I Kuvendit te Republikes se Kosoves, Z. Veseli. Duke njohur perkrahjen e madhe qe ka dhene qeveria britanike ne krijimin dhe zhvillimin e sherbimit civil te Republikes se Kosoves, qe nga paslufta e deri me tash, me bejne te besoje se qellimi I ketij memorandum eshte zhvillimi dhe avancimi I metejme I sherbimit civil. Nje administrate publike funksionale zhvillohet atehere kur zbatohet legjislacioni ne fuqi, prandaj pavaresisht qellimit shume te mire te memorandumit te bashkepunimit, konsideroj qe ky memorandum nuk eshte percjelle edhe me ndryshimet e nevojshme ligjore qe eshte dashur te pasojne pas nenshkrimit te tij.

Si rrjedhoje, memorandumi I bashkepunimit pa perfshirjen e qellimit te tij ne legjislacionin perkates e bejne memorandumin qe mos te jete ne pajtim me legjislacionin ne fuqi qe ka te beje me procesin e emerimit te pozitave te larta drejtuese ne sherbimin civil te Kosoves, duke cekur ketu ligjin per sherbimin civil te republikes se Kosoves, rregulloren e qeverise per procedurat e emerimeve ne pozita te larta”.

Me tej ne leter presidenti Thaci citon legjislacionin ne fuqi I cili ka te beje me proceduarat e emerimeve te larta.

“Pra proceduarat dhe institucionet jane te percaktuara ne menyre te hollesishme dhe ne kete sistem nuk eshte percaktuar mundesia e mbeshtetjes apo asisitimit te ketij procesi per te bere emerimin e pozitave te larta, drejtuese nga ndonje organ apo institucion tjeter per veq te atyre qe jane te percaktuar me legjislacionin ne fuqi.

Ne kete drejtim, me qellim te funksionimit kushtetues dhe ligjor te institucioneve te republikes se Kosoves, duke marre parasyshe qellimin shume te mrie te memorandumit te bashkepunimit, ju sygjeroje qe ne frymen e ketij memorandumi ta percillni dhe me ndryshimet e nevojshme legjislative pasi qe legjislacioni qe eshte aktualisht ne fuqi nuk parashehe mundesine e zbatimit direkt te ketij memorandumi pa u shoqeruar edhe me ndryshimet perkatese te legjislacionit”.

Ndërkaq ambasada britanike ka dhënë një përgjigje rreth kësaj çështjeje.

“Nuk e kemi parë letrën, andaj nuk mund ti përgigjemi asaj në detaje. Mund të konfirmojmë se e kemi pyetur qeverinë e Kosovës që të harmonizojnë Memmorandumin e Mirëkuptimit me legjislacionin në fuqi. Gjithnjë kemi pritur që ky projekt- që mundëson përzgjedhjen e stafit në pozita të larta në bazë të meritave do të hasë në rezistencë ndaj atyre që nuk dëshirojnë ndryshim. Por shpresojmë të vazhdojmë atë, duke u siguruar se Kosova përzgjedh shërbyesit publik që meritojnë të zgjidhen” – thuhet në përgjigjen e abasadës britanike.

Komunkimi mes Presidentit dhe Kryeparlamentarit ndodh pikerisht ne kohen kur para pak diteve eshte zgjedhur drejtori i Doganave te Kosoves, permes nje vleresmi te dale nga memorandumi I cili po vleresohet nga presidenti ne kundershtim me rregulloret dhe legjislacionin ne fuqi. Per procesin e emerimit pati raportuar edhe RTK, duke raportuar se ky proces edhe mund te kete pasur shkelje te evidentuara ne raportin vleresues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img