Nënkryetari i partisë UNITETI, Zylfi Adili ish-komandat Qufa duke folur për aktualitetin politik në vend në emsionin “Rruga Drejt” në ALSAT-M tha se ligji për gjuhën shqipe duhet të miratohet para se të formohet qeveria e re, transmeton Gazeta Express.
“Duhet të debllokohet Parlamenti, me një numër të mjaftueshëm të shumicës parlamentare. Ne e kemi thënë hapur se shumë me rëndësi e kemi çështjen e gjuhës shqipe dhe ajo të jetë e barabartë në përdorim edhe në shkrim dhe të votohet në Parlament para se të bëhet qeveria”, ka thënë Adili.