Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po ndëshkon 18 komuna të Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke mos i dhënë asnjë investim atyre vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.
Në një video të publikuar Tahiri thotë se 52 për qind e gjithë buxhetit për projekte të reja këtë vit do t’i shkojë vetëm 3 komunave që udhëhiqen nga partia në pushtet.
Tutje ai ka argumentuar se këto komuna mbulojnë vetëm 9 për qind të territorit të Kosovës dhe vetëm 8 për qind të popullsisë së saj.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti po tregohet egosite, po i shërben veç vetës dhe pushtetit të vet partiak, çka sipas tij e ka humbur ligjitimitetin.