Tunizia e ka marrë primatin nga Libia si pika kryesore ku po nisen migrantët për të ikur nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindje të Mesme në shpresë për një jetë më të mirë në Evropë.
Houssem Jebabli, një zyrtar i lartë i rojave bregdetare të Tunizisë ka thënë për Reutersin që 11 persona janë shpëtuar në afërsi të bregdetit të Mahdias.
Është raportuar se janë ndaluar afro 80 varka që ishin nisur për në Itali në katër ditët e fundit dhe janë paraburgosur afro 3000 migrantë.