6.5 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Për formimin e FAK’ut duhen ndryshime kushtetuese, thotë Delawie (Video)

Ushtria duhet të formohet me ndryshimet kushtetuese që mundësojnë atë, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duke shtuar se ambasada e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Ne i mbështesim dhe i kemi mbështetur për një kohë të gjatë Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ne e mbështesim transformimin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Mendojmë se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin. Ne do ta mbështesim atë në tërësi”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV’së.

Delawie po ashtu ka inkurajuar Listën Serbe që të rikthehet në Kuvend.

“Sigurisht që e inkurajoj Listën Serbe për t’u kthyer në Kuvend dhe për të filluar, për të rifilluar punën për zgjedhësit e tyre në Kosovë, siç i inkurajoj edhe serbët e Kosovës që kanë pozita qeveritare të kthehen në qeveri. Mendoj se ekziston mënyra për të arritur ku duam”, ka thënë ai.

http://www.dailymotion.com/video/x5c42gt_delawie-per-fak_news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img