Braziliani i famshëm, Dani Alves (39), po kalon momentet më të vështira të jetës së tij pasi u arrestua me akuzën e përdhunimit të një vajze në një klub në Barcelonë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fund të vitit 2022 në tualetin e një klubi dhe Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit dhe pret fillimin e gjyqit si i burgosur.
Në burg ia del si di. Portali spanjoll “El Caso” zbulon se futbollisti i famshëm brazilian ka bërë një marrëveshje me një të burgosur që ka akses në të gjitha pjesët e burgut dhe kontrabandon cigare dhe gjëra të tjera të nevojshme për të burgosurit.
Ai mbledh fanella nga të burgosurit e tjerë dhe i sjell në Alves për t’i nënshkruar, pastaj ua kthen të burgosurve.
Alves dyshohet se merr cigare dhe dhurata të tjera për autografe.
Kujtojmë, Alves së fundmi mësoi se gruaja e tij Joana Sanz vendosi të divorcohej dhe kjo e goditi plotësisht.