9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon me përqafim takimi Rama-Kurti në Tiranë, biseduan për marrëveshjen e Ohrit

Ka përfunduar në Tiranë takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Temë kyçe e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Paraprakisht, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë.

Tani, Kurti pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një prononcim të shkurtër, Kurti tha se do të flasë për mediat pasi t’i përfundojë takimet e planifikuara./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img