-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: ShBA dhe BE kanë ndërruar qëndrim ndaj problemit, por jo ndaj Kosovës si shtet

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk ndërrojnë qëndrim ndaj shtetit të Kosovës, por ata kanë ndërruar qëndrim ndaj vetë problemit dhe kjo është e dobishme për Serbinë, ka thënë ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiq.

Daçiq thotë se Serbia “ka argumente të forta” kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si “vijë të kuqe” të saj në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

“Askush nga ata s’do të ndryshojë qëndrim në lidhje me Kosovën, do të ishte marrëzi që ne të prisnim këtë nga Amerika, Gjermania dhe Franca ose kushdo në Perëndim që e ka njohur Kosovën”, tha Ivica Daçiq, siç e citoi “Kurir”, përcjell PrishtinaPress.

“Por, ata po ndryshojnë qëndrim ndaj problemit dhe kjo është e mirë dhe e dobishme për Serbinë. Ne e bëmë këtë ndryshim sepse kishim argument të fortë, sepse ishim këmbëngulës, durimtarë, dhe më me rëndësi, ua them drejtpërsëdrejti se cilat ishin vështrime tona, ua përsëritëm pafundësisht herë”, vazhdoi Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë u thirr sërish në pretendimet e tij se brend OKB-së, Kosova ka 84 vota për anëtarësim të saj, dhe se tri tjera s’janë të sigurt në qëndrimin e tyre, e që sipas tij, “shumica dërmuese prej 106 shteteve nuk e njohin Kosovën”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img