-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Shërbimet e inteligjencës së Kosovës po blejnë njerëz në Leposaviq dhe Zubin Potok

Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë shërbime të inteligjencës që s’janë naive dhe të cilët veçanërisht kryejnë infiltrime në jug e që provojnë edhe në veri, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë shërbime të inteligjencës që s’janë naive dhe të cilët veçanërisht kryejnë infiltrime në jug e që provojnë edhe në veri, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pyetur në lidhje me shërbimet të inteligjencës kosovare, Vuçiq u tha gazetarëve se shqiptarët tashmë e kanë. “Ata po e bëjnë këtë në mënyra serioze, veçanërisht infiltrimet në jug janë të theksueshne. Gjithashtu po provojnë në veri. Po bëjnë përparim duke blerë njerëz, në rend të parë në Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë ai.

Siç vazhdoi të thotë ai, ka shumë sherbime inteligjence që operojnë në Serbi dhe Kosovë. “Aty, shërbimet tona duhet të bëjnë punë inteligjence dhe kundërzbulimi. Shërbimet e tona, nuk dua të them që janë më të fortë se të tjerët në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobët”.

Duke folur për pesë shtetet mosnjohëse të BE’së të pavarësisë së Kosovës, Vuçiq e pranon se “disa prej tyre nuk janë larg kësaj” por shtoi se “kështu kanë qenë për vite të tëra”. Në lidhje me pretendimet se ka pranuar që këto pesë vende ta njohin Kosovën ai tha se janë gënjeshtra derisa shtroi edhe pyetjen se “ku është e shkruar kjo”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img