2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Shkelën Kushtetutën, Ministria e Drejtësisë s’e llogaritë për ngjarje të javës

S’i ka as dy ditë që shkelën aktin më të lartë juridik të shtetit, por Ministrisë së Drejtësisë aq i bëhet.

Në publikimet e përjavshme “Java në Ministrinë e Drejtësisë” figurojnë katër ngjarje, por jo edhe ajo e shkeljes së Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme në tërësinë e saj Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, gjë që ngjalli indinjatë të thellë te Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila hodhi vrerin e saj ndaj këtij institucioni, duke thënë se vendosën interesin e disa anëtarëve të KPK-së para atij të përgjithshëm.

Ndonëse selektiv në vendimet të cilat ia duartrokasin Gjykatës Kushtetuese, si aktvendimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në të cilën thirren vazhdimisht për të kontestuar legalitetin e saj) ose rrëzimin e qeverisë Hoti që parapriu zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje pati shumëçka për ta akuzuar GJK-në/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img