2.9 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Sërish protesta të dhunshme në Francë

Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me protestuesit të shtunën, pasi ata tentuan të ndalnin ndërtimin e një rezervuari për industrinë e agrikulturës në jugperëndim të shtetit.

Skenat e dhunshme midis protestuesve dhe forcave të rendit në Saite-Soline, në perëndim të Francës, ndodhën pas disa ditësh protesta të dhunshme mbarëkombëtare lidhur me reformën në pensione të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në protestën e 25 marsit morën pjesë të paktën 6.000 persona, thanë autoritetet lokale, ndërkaq organizatorët thanë se ishin rreth 25.000 demonstrues.

Mbi 3.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë u dislokuan dhe autoritetet thanë se “të paktën 1.000” protestues të dhunshëm, përfshirë edhe disa nga Italia, ishin pjesëmarrës në protestë.

Vendi ku po ndërtohet rezervuari i ujit u rrethua nga policia, por përleshjet nisën shumë shpejt midis policisë dhe protestuesve.

Protestuesit hodhën gjësende të forta dhe eksplozivë të improvizuar drejt policisë, ndërkaq forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji.

“Përderisa shteti po ngrihet në këmbë për të mbrojtur pensionistët, ne po ashtu do të ngrihemi për të mbrojtur ujin”, tha një prej organizatorëve. Motoja e protestës ishte “S’duam rezervuar, faleminderit”.

Policia tha se ka arrestuar 11 persona, të cilëve iu gjetën armë të ftohta, por edhe mjete shpërthyese.

Në Francë, lëvizja protestuese kundër reformës në pension është shndërruar në krizën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë në Macronit, teksa për çdo ditë ka përleshje në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze mes policisë dhe protestuesve./REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img