-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pse mjekët veshin rroba me ngjyrë të kaltër gjatë operimeve?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse mjekët në sallat e operimit veshin rroba me ngjyrë të kaltër ose me ngjyrë të gjelbër të hapur?

Duket se arsyeja për këtë është shumë interesante, e madje pikërisht veshja me këtë ngjyrë mund të jetë një faktor përcaktues për suksesin e një operimi kirurgjik.
Por nuk ishte gjithmonë kështu. I gjithë stafi mjekësor vishte rroba me ngjyrë të bardhë derisa një ditë në vitin 1914, një mjek me ndikim bëri që rrobat me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër të shndërrohen në një “uniformë” që tashmë është tradicionale, transmeton Klan Kosova. Por pse u bë kjo? Problemi është se ngjyra e bardhë e pastër dhe e papërlyer mund të verbojë kirurgët për disa momente, në qoftë se ata zhvendosin shikimin e tyre nga ngjyra e errët e gjakut në drejtim të kolegëve të tyre. Është pak a shumë efekti i njejtë kur ju në stinën e dimrit dilni jashtë nga ambienti i brendshëm dhe shihni rrezet e diellit që reflektojnë në borë.

Por kjo arsye nuk e jep përgjigjen e plotë pse rrobat që mjekët veshin në sallat e operimit janë me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër, e jo për shembull ngjyrë vjollce ose të verdha. Arsyeja është se ngjyra e gjelbër dhe ajo e kaltër janë e kundërta e ngjyrës së kuqe në spektrin e dritës vizuale, dhe gjatë një operacioni, një kirurg është pothuajse gjithmonë i përqëndruar në ngjyrë të kuqe. Për shkak të kësaj, këto ngjyra të rrobave të tyre jo vetëm që ndihmojnë për të përmirësuar mprehtësinë vizuale të një kirurgi, por edhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj hijeve të ndryshme të ngjyrës së kuqe. Rrjedhimisht, ajo i ndihmon ata t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë njerëzore që në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon gjasat që ata do të bëjnë një gabim gjatë një operacioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img