0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nga arresti shtëpiak, Agim Ademi përmes Facebookut e përkrah Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës këtë radhë ka udhëtuar pa kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi.

Kreut të FFK-së i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.

Por, përkundër faktit se nuk mundi të shkonte fizikisht në Izrael, numri 1 i futbollit kosovar e zgjodhi një mënyrë tjetër për t’i përkrahur djelmoshat e Kombëtares.

Ai e bëri një postim në rrjetin social, Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë, por e shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.

Ademi u intervistua të mërkurën, ndërsa më pas iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ai tutje nuk u ndie mirë me shëndet dhe përfundoi një natë në spital, për të vazhduar më pas me një muaj arrest shtëpiak.

Në të rëndojnë dyshime për keqpërdorim të detyrës, në veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Nga ana e saj, Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese të Euro 2024, ndërsa do të luajë me Izraelin në Tel Aviv, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img