Dy perona janë arrestuar në Veri, në Komunën e Leposavicit, pasditen e djeshme rreth orës 20:50,.
Atyre u gjetën rreth 4 kilogramë marihuanë në veturë.
”Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura.
Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë.
Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së
konfiskuar 4240 gramë.
Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.
Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.