13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori finlandez: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përshpejton anëtarësimin në BE

Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, thotë se zbatimi i Marrëveshjes së dakorduar të Ohrit përshpejton procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Në një intervistë, Nissinen ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes është i detyrueshëm për të dyja palët.

Ambasadori Nissinen thotë se Kosova i përket organizatave evropiane dhe euroatlantike, derisa shpreh mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. E prioritet i Finlandës për Kosovën, sipas tij, mbetet edhe rritja ekonomike, e cila, siç thotë ai, më së miri arrihet përmes bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Diplomati finlandez vëmendje të veçantë i jep edhe mjedisit të sigurisë në botë pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, për çka thekson se është jetike që vendet si Kosova dhe Finlanda të vazhdojnë të mbështesin vlerat demokratike në botë.

Gjithashtu, ambasadori finlandez, që mori detyrën në shtator të vitit të kaluar, në intervistën me shkrim për KosovaPress flet edhe për atë se si Finlanda është zgjedhur për të gjashtën herë me radhë shteti me popullsinë më të lumtur në botë, ndërkohë që zbulon “sekretin” e kësaj./KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img