Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e madhe që e zhvillon nesër ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në konferencë pwr shtyp u paraqit portiere Samir Ujkani, i cili foli për qëllimin e Kosovës në këtë cikël kualifikues.
“Jemi gati për me arrit suksesin tonë, me jep maksimumin. Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik. Jam krenar që jam pjesë e ekipit kombëtar. Besoj që ndjenja është jashtëzakonisht e mirë. Jemi rritur së bashku, kjo është pse them se tani ka ardhë koha për t’u kualifikuar” , shtoi tutje portieri kosovar.
“Çdo ekip e kemi konkurrent, jo vetëm Izraelin. Kjo është arsyeja pse them se çdo ndeshje është si finale. Duhet të japim maksimumin për të mbledhur sa më shumë pikë”, deklaroi Ujkani.