-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Pasha Kuranin…”, Kurti që në fushatë përbehej në librin e shenjtë ia krisë rakisë në muajin e Ramazanit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka habitur përkrahësit e tij pasi në muajin e Ramazanit u shfaq duke pirë raki. I pari i shtetit që në fushatë zgjedhore për të tërhequr audiencën ishte betuar edhe në librin e shenjtë Kuraninsot pozoi duke pirë raki.

Kurti, sot ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Ai së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në nderim të kësaj dite të rëndësishme në historinë e luftës së UÇK-së, Kurti e Haradinaj e kanë gostitur veten me nga një gotë raki, e cila e ka shpërndarë edhe një fotografi.

Ndërsa sot është dita e dytë e agjërimit të Ramazanit. Në Islam rakia dhe pijet alkoolike janë të ndaluara.

Kjo ka bërë që qytetarët t’i vihen kundër atij pasi në fushatë Kurti ishte betuar në librin e shenjtë, Kuranin, kur kishte folur në Llap për fitoren e Vetëvendosjes.

“Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin’. Këtë betim e kishte bërë Albin Kurti gjatë vizitës në Podujevë në fund të fushatës zgjedhore.

Komentuesit i kanë kërkuar llogari të parit të vendit për deklaratat e tij.

Madje një qytetar ka ironizuar me faktin se kryeministri Kurti më parë kishte ndalur fjalimin e tij për të respektuar ezanin.

Shyqyr qe sosht kon vakt i ezanit se ish ndal“, ka shkruar një qytetar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img