8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Me zemër i them faleminderit Amerikës e NATO’s

Lideri i AAK’së Ramush, në një fjalim në Manifestimin e Epopesë së Gllogjanit, ku po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe për fillimin e bombardimeve të NATO’s.

“Më kujtohet më 24 mars 1999, kemi majt një takim përkujtues të kësaj dite, ( 24 mars 1998), ishim rreshtue njësitë, ato që kishim mbetur në kam’ edhe me një fjalim që shihet edhe xhirime këtu, ju premtova bashkëluftëarëve se kanë mbetur edhe pak ditë apo javë deri në liri. E vërteta ishte se atë ditë në mbramje, si me ardh prej Zotit, erdhën sulmet e NATO’s, të prira prej Amerikës . Pra, kjo ditë për shqiptarët është lajmi më mirë që kanë mujt me marrë një popull që kish luftu përmbi 1 vit, që kishte dhënë shumë jetë, shumë gjak, shumë shkatërrime, i erdhi në ndihmë forca më e madhe ushtarake e botës e vendeve demokratike, e prirë prej Amerikës që është simbol i lirisë” ka thënë Haradinaj.

Tutje kreu i AAK’së ka thënë se lufta s’ka pasur afate kohore e as kufizime por intervenimi i aleatëve përshpejtoi lirinë

“Unë me zemër i thom Amerikës e NATO’s faleminderit që atë ditë dhe sa zgjatën bombardimet ishin me ne. Ne do të luftojshim gjithësesi deri në pakufi, se lufta jonë nuk ka pasur as afate kohore e as pengesa e as kufizime tjera. Por, nga ajo ditë liria, u shpejtu u shpëtun shumë jetë dhe jo vetëm ka u arrit me u kthy në kosvë gjithë populli ynë” ka thënë Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img