16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Kurti emëroi përkrahësen e tij në krye të Infrakos

Qeveria Kurti të mërkurën ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. Dy prej emrave të emëruar në bord janë të lidhur me partinë në pushtet.

Përveç, aktivistit të Vetëvendosjes Genc Hundozi që u zgjodh si anëtar i bordit , kryeministri në krye të kësaj ndërmarrje ka vendosur ta “rehatojë” përkrahësen e tij.

Edona Nahi është emëruar nga Qeveria me 14 shtator si Kryesuese e Bordit të “Infrakos”.

 

 

Ajo del të jetë përkrahëse e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Këtë ka shfaqur hapur në rrjetet sociale të saja.

Në llogarinë e saj në “Facebook” ajo kishte postuar një fotografi ku shkruan “mekryeministrin”.

 

Ndërsa në një tjetër postim, ajo tregon përkrahjen ndaj presidentes Vjosa Osmani.

 

Edona Nahi sipas vlerësimit të bërë të ditur nga ana e Ambasadës Britanike i kishte pasur 16.5 pikë, ose më pak se Fatmir Rushiti, Besarta Zuka e Hasan Preteni.

Ndërkaq anëtarë u emëruan Genc Hundozi, Besarta Zuka dhe Fitim Rraci. Të njëjtit këto detyra do ta ushtrojnë për tri vite.

 

 

I pari i ekzekutivit tha se ata “duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”, por nuk tregoi se edhe anëtarin e Bordit e ka njeri të partisë së tij.

Hundozi ka qenë pjesë e LVV-së qysh kohë më parë.

Së paku kështu konfirmon një status i Getoar Mjekut, zv. ministrit të Rozeta Hajdarit.

“Vendi ynë na bashkoi si shokë dhe Lëvizja si aktivistë“, shkruante ai më 15 shkurt 2021, një ditë pas fitores së 14 shkurtit.

Hundozi del se ishte në të kaluarën edhe përfaqësues juridik i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), sipas të dhënave të tij publike në Facebook.

Kujtojmë se Kurti vazhdimisht kur ishte në opozitë ka premtuar “do ta ç’kapte shtetin”, por vazhdimisht ka dëshmuar të kundërtën.

prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img